Panariti: Eshtë antikombëtare ulja e financimeve për bujqësinë

Panariti: Eshtë antikombëtare ulja e financimeve për bujqësinë

11:04, 15/03/2019

Ish Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook mbi situaten në të cilën gjendet bujqësia sot.

“Kjo që po ndodh është vula e turpit dhe e mjerimit! Ulen me rreth 6 here parate dhe pagesat për bujqit dhe fermat”, shkruan ish deputeti i LSI.

Ja postimi i tij i plotë:

Goditje e rëndë për Bujqësinë dhe Fermerin! Është fatale për vendin mos financimi Bujqësisë! Kjo që po ndodh është vula e turpit dhe e mjerimit! Ulen me rreth 6 herë paratë dhe pagesat për bujqit dhe fermat.

Sepse jepen vetëm 3,5 milion euro subvencione ose 50 herë më pak se fqinji Maqedoni e Veriut! E padegjuar dhe pa precedent! Po rrenohet sektori që prodhon dhe jep 20% të prodhimit kombetar, por që merr nga ky vetëm 0.02%. Ju kujtoj se 70%e fondeve të BE-së shkojnë për mbeshtetjen e bujqesise të vendeve anëtare.

Prandaj kjo që po i bëhet bujqesise dhe fshatit është edhe anti evropiane, sepse fermeret e braktisur dhe të varferuar do të largohen dhe emigrojne. Nuk kanë rrugedalje tjetër sepse ata nuk mund të mbijetojnë. Kjo është antikombetare dhe një "deportim" ose shperngulje e heshtur e gjysmës së popullsisë të vendit që ende jeton në fshat.

Tre milion e gjysem euro që i jepen fshatit, fermerit, blegtorit, peshkatarit për vitin 2019 , janë vetëm 150 metra rrugë me standartet financiare korruptive të zbuluara nga banorët e Astirit. Sikur të mos mjaftonte nafta më e shtrenjte në Evrope me të cilen punohet dhe mbillet toka, sikur të mos mjaftonte TVSH, asfiksuese 20%në shitje e cila as që rimbursohet, tani i hiqet edhe kafshata e mjerimit sektorit të vetëm prodhues dhe përpunues të vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment