Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sot protestë në Durrës

Sot protestë në Durrës

10:21, 15/03/2019
A+ Aa A-

Punimet e nisura një javë më parë në sheshin Veliera nuk kanë ndaluar as në Ditën e Verës.

Me nisjen e punimeve të bllokuara prej dy vjetësh nuk është pajtuar Partia Demokratike dhe as një pakicë e Shoqërisë Civile që janë shprehur kundër projektit që në fillim.

PD dhe Shoqëria Cilvile kanë planifikuar që një ditë para 16 marsit, të zhvillojnë një tjetër protestë pranë sheshit Veliera.

Shoqëria Civile e ndoqi në disa shkallë gjyqësore kërkesë padinë për anulimin e projektit por në fund Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën e tyre.

Pak dite më parë, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë vendosi në dhomën e këshillimit t’i hapë rrugën përfundimit të projektit ‘Veliera’, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës.

Kompania që merret me punimet ka ringritur kantierin e ndërtimit, ndërkohë punëtorët dhe mjetet e rënda të firmës kontraktuese po kryejnë punime në zonën arkeologjike aty ku gjendet kufiri i ndërtimit të këmbëve të Velierës.

Më herët, vendimi 71 i Gjykatës Administrative në Durrës pati lënë të pakënaqur të dyja palët në proces, pasi asokohe, trupi gjykues vendosi të bllokonte punimet në zonën arkeologjike ‘A’ duke pranuar pjesërisht padinë, por shpalli moskompetencë për disa pika të tjera të padisë dhe po ashtu lejoi bashkinë që të vijonte punën në pjesën tjetër të projektit.

Për t'i hapur rrugë zhvillimit të projektit ‘Veliera’, më datë 26 dhjetor të vitit 2018, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që konsiston në zhbllokim të pjesshëm të ndërtimeve në zonën ‘A’ dhe ‘B’, të konsideruara zona arkeologjike.

Bllokimin punimeve në projektin ‘Veliera’ erdhi si pasojë e zbulimit të disa rrënojave arkeologjike që dolën në dritë gjatë gërmimeve. Asokohe, Shoqëria Civile protestoi dhe kërkoi anulimin e projektit me vlerë rreth 6 milionë dollarë. /Durrëslajm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/03/2019 14:08

Fajin e ka populli i Durrësit, i qytetit mijravjeçar me vlera unike arkeollogjike kombërare e botërore, që zgjedh kryetar bashkie pronarin e një fabrike betoni. Të më falin durrsakët e vjetër, qyteti është pesëfishuar nga dyndjet e emigrantëve, të cilët blihen me pesë pare spec dhe mashtrohen kollaj nga po ato kërma politike të cilët më pas i quajnë shpellarë.

Shto koment

Denonco