FOTO/ Presidenti Meta takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

FOTO/ Presidenti Meta takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

09:37, 15/03/2019
A+ Aa A-

Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti Meta, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe ecurinë e tyre shumë të mirë në vitet e fundit.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev i ka dhënë projekteve të gazsjellësve TAP dhe IAP, nëpërmjet të cilave Shqipëria u bë pjesë e rrjetit të rëndësishëm të korridorëve botërore të energjisë.

Image

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, duke përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidentët Meta e Aliyev, vlerësuan me shumë interes bashkëpunimin në fushën e turizmit, mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe nxitjen e takimeve mes dhomave përkatëse të tregtisë.

Presidenti Meta kërkoi gjithashtu që të shihej mundësia e heqjes së vizave nga Azerbajxhani për qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kjo do të lehtësonte lëvizjet dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve të të dy vendeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco