Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Kriza politike/ Paralajmërimi i Mesila Dodës: Pa zgjedhje vendi shkon drejt konfliktit civil

Kriza politike/ Paralajmërimi i Mesila Dodës: Pa zgjedhje vendi shkon drejt konfliktit civil

23:43, 14/03/2019
A+ Aa A-

Mesila Doda, ish-deputete dhe Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, e ftuar në emisionin “Open”, deklaroi se vendi rrezikon të shkojë në konflikt civil nga mënyra sesi mazhorana po e trajton çështjen e kërkesave të opozitës.

Sipas saj, opozita i ka shteruar të gjitha mundësitë që kishte në dorë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, e cila sipas saj ka kapur gjithçka.

“Përveç pushtetit ka kapur edhe gjykatat që kanë arbitrat e qeverisjes, ndërkohë që në Parlament kanë shkuar prej vitesh përfaqësues të krimit”, u shpreh Doda.

Me këto argumente, zonja Doda justifikoi hapin ekstrem të djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, edhe pse në fakt ata deputetë që hoqën dorë po zëvendësohen nga dita në ditë me të tjerë ndër radhët e partive politike të opozitës, që kanë pranuar hyrjen në Parlament.

“Në momentin që demokracia bjerret, palët shkojnë drejt një konflikti civil”, deklaroi Mesila Doda.

Por një gjë e tillë në Shqipërinë e 2019-s është e papranueshme për Europën dhe botën, ndaj vendi do të shkojë sipas saj shumë shpejt në zgjedhje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco