Lidhja me qarqet ruse, Salianji: Edi Rama i ka dhënë naftën shqiptare oligarkëve të Moskës

Lidhja me qarqet ruse, Salianji: Edi Rama i ka dhënë naftën shqiptare oligarkëve të Moskës

21:34, 14/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “360 gradë”, akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me qarqe ruse dhe se u ka dhënë naftën e vendit oligarkëve të Moskës.

 “Në lidhje me ndikimin rus nuk kemi pse i biem rrotull të themi ka apo nuk ka kur vet kryeministri i bën presion BE-së. Rama tha që përpjekja për influencën ruse është e dukshme në Shqipëri apo tentativa për të influencuar e Rusisë është përherë e pranishme. Rama sa herë që i duhet nëpërmjet rusëve dhe miqve të tij pro rusë apo afër Rusisë. Përpjekja ruse është për të influencuar në administratën publike dhe jo në politikë dhe pa dyshim, ata nuk kanë interes tek opozita. Ne kemi kërkuar komision hetimor për ata që kanë punuar pa certifikatë sigurie siç është rasti i ministrit të Jashtëm, Cakaj. Edi Rama i ka dhënë naftën e Shqipërisë kompanisë ruse”, është shprehur ish deputeti demokrat. 

Të njëjtën akuzë e ka ngritur një javë më parë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”.

"Edi Rama është ai që pret oligarkët rusë në zyrë, i ka pritur prapë Gunvorin, naftën e Shqipërisë jua ka dhënë sot rusëve", do të shprehej Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco