'Për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë'! Të shtunën të gjithë para Kryeministrisë

'Për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë'! Të shtunën të gjithë para Kryeministrisë

21:14, 14/03/2019
A+ Aa A-

Pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili përmes një videoje në rrjetet sociale ftonte qytetarët ti bashkoheshin protestës të së shtunës para Kryeministrisë, edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë të njëjtën gjë.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se, të shtunën do të dalë i gjithë populli për të treguar që është i lirë.

“Në protestën e ditës së shtunë do të dali i gjithë populli për të treguar që është i lirë. Për premtimet e pambajtura, për më shumë vende pune, për taksa më të ulta, për një sistem më të mirë arsimor dhe shëndetësor! Për të ndaluar largimin e të rinjve nga vendi dhe për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë”, shkruan Kryemadhi.

Protesta e së shtunës nis në ora 11:00. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco