Kur do të përfundojë protesta e 16 Marsit?/ Tabaku: Nuk do të jetë 1 orë ose 2...

Kur do të përfundojë protesta e 16 Marsit?/ Tabaku: Nuk do të jetë 1 orë ose 2...

20:23, 14/03/2019
A+ Aa A-

Një protestë madhështore me forcën e numrave, pa fjalime dhe që do të zgjasë, do të jetë protesta e 16 marsit e Opozitës para Kryeministrisë.

Kështu është shprehur ish-deputetja e PD-sëte Jorida Tabaku, gjatë një interviste për Abc News.

Ajo u shpreh se, në të do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, pasi një nga arsyet e largimit të shqiptarëve sipas saj është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

“Më 16 Mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”, deklaroi Tabaku.]

E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë,  nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”, u shpreh ish deputetja demokrate.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën: “Lajm politik më të fortë se djegia mandateve nuk ka dhe nuk besoj se do sjellim diçka që kemi sjellë në shkuarën. Pas 16 shkurtit u dogjën mandate dhe nuk ka asgjë për ta kthyer pas”.

Për Tabakun, deputetët e rinj në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve që i kanë votuar.

“Tri herë është mbledhur Grupi, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar ka pasur diskutime të gjata për strategjinë afatmesme e afatgjatë dhe ishte vendim unanim dhe marrja e këtij hapi që ndoshta ishte ekstrem, por edhe situata ishte ekstreme. Kur strukturat e mëdha të partisë marrin një vendim që të mos jenë në parlament këto janë njerëz të pjesës së dytë dhe 3 të listës por vullneti i demokratëve që ka votuar atë opozitë në parlament nuk është në parlament dhe vullneti i tyre na ka kërkuar që të ndërmarrim këtë rrugë të re. Nuk ka vlerë asgjë se çfarë ndodh atje asgjë nuk e mban dot në këmbë qeverinë. Ligjet që do miratohen duhet të reflektojnë vullnetin e shqiptarëve”, u shpreh Jorida Tabaku.

Duke folur për raportin e DASH për Shqipërinë, Tabaku tha se ai konfirmoi ato që opozita kishte deklaruar më parë me fakte. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco