Rama dhe Maduro, fizikisht larg, por ja si veprojnë dhe shkruajnë njësoj

Rama dhe Maduro, fizikisht larg, por ja si veprojnë dhe shkruajnë njësoj

19:39, 14/03/2019
A+ Aa A-

Kur Rama dhe Maduro mendojnë njësoj, kjo është një shenjë e keqe për demokracinë.

Kjo edhe për vetë faktin  se të dy duhet të jenë liderët e fundit autoritarë që qeverisin të vetëm vendet përkatëse pa nevojën e opozitës.

Edhe pse fizikisht janë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, duket se si Rama dhe Maduro ndajnë të njëjtin mendim përsa i përket funksionimit të njëanshëm të demokracisë

Psh në postimet e tij Rama shqetësohet për kërpudhën dhe instalacionin në hyrje të kryeministrisë dhe i quan protestuesit një tufë barbarësh.

I jep vetes autoritetit të zgjedhë edhe opozitën që do të ketë përballë. 

Rama konsumon shumë kohë me propagandë në facebook sidomos me punësimet dhe konkurset, kur të gjithë e dinë që çdo emërim është i diktuar nga ai vetë ose onturazhi që e rrethon.

Këtë bën edhe diktatori venezuelian Maduro, i cili ashtu si Rama shikon armiq të huaj që duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Ashtu si homologu i tij në Ballkan, Maduro, gjen armiq që duan ta sabotojnë në ekonomi, në rastin konkret në sistemin elektrik.

Që ashtu si Rama dënon dhunën për të bërë politikë, por që të dy dhunojnë popullin e tyre me politika, që po ç’popullojnë me shpejtësi vendin.

Psh në postimin më të fundit Nikolas Maduro shkruan;

“Sulmi në shërbimin elektrik është një fakt mizor që na prek të gjithëve. Unë i bëj thirrje organizatave politike dhe sociale të kundërshtojnë publikisht dhunën si një mënyrë për të bërë politikë. Venezuelianët dëshirojnë demokraci, bashkëjetesë, dialog dhe paqe.!

Pavarësisht nga qëllimet e çoroditur për të sjellë venezuela në një gjendje kaosi, 99 % e komuniteteve të vendit mbeten të qetë, përveç disa përjashtime të kriminelëve të paguar nga disa parti politike për të prodhuar dhunë.

A nuk mendon kështu edhe Rama ndërsa populli është në pikë të hallit, kur thotë se rritja ekonomike vjetore ka shkuar në 4 për qind, apo kur thotë se ata që protestojnë nuk janë qytetarë por opozitarë të çoroditur që nuk dinë se çfarë duan. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco