Ikona e PS-së: Basha gjest të madh, djegia e mandateve rruga e vetme

Ikona e PS-së: Basha gjest të madh, djegia e mandateve rruga e vetme

13:23, 14/03/2019

Ndarja mes socialistëve dhe “Rilindjes”  si një organizatë që ka uzurpuar PS-në sa vjen dhe bëhet më e zëshme. Pas deklaratave të forta të Arta Dades dhe prononcimeve të Pandeli Majokos apo Ditmir Bushatit, një tjetër “senator” i kësaj force politike, del hapur kundër lidershipit të Edi Ramës

Këtë herë është ish-deputeti dhe ish-anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari, i cili deklaron se Partia Demokratike dhe opozita ka bërë një gjest shumë të madh që ka tërhequr deputetët, pasi ky ishte një vendim i domosdoshëm, pasi nuk i kishte mbetur asnjë rrugë tjetër.

Kompozitori dhe ish-politikani i njohur, këto deklarata i lëshoi në takimin me temë, “Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik”, ku mes të tjerave tha se vendi po përjeton një krizë të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment