Ndodh edhe kjo/ Policia presion kandidatëve për të pranuar mandatin e deputetit

Ndodh edhe kjo/ Policia presion kandidatëve për të pranuar mandatin e deputetit

12:51, 14/03/2019
A+ Aa A-

Edi Rama po i përdor të gjitha metodat, që nga blerja e deri tek dhuna, ndaj kandidatëve të listave të PD-së me qëllim që të pranojnë mandatin e deputetit.

Pas denoncimeve publike për blerje, sot ish-deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi ka denoncuar dhunën dhe presionin ndaj kandidatëve për të pranuar mandatin.

Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.

‘I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë’, ka thënë Baçi.

Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës.

 ‘Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë’, u shpreh Baçi.

Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco