Basha me Aleancën për Teatrin: Zgjedhjet të parakohshme për daljen e vendit nga kriza

Basha me Aleancën për Teatrin: Zgjedhjet të parakohshme për daljen e vendit nga kriza

11:57, 14/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha po zhvillon një takim me perfaqësues të artit

Ai bëri thirrje për zgjedhje te parakohëshme për daljen e vendit nga kriza. 

'Beteja jonë është që qeveritë të mos merren peng', tha Basha. Kreu i opozites theksoi ne fjalen e tij se qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta.

'Elita e vendit duhet të japë kontributin e saj në këtë krizë që po kalon vendi. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve', deklaroi kreu i PD-se.

Image

'Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute.

Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë', theksoi tha Basha ne fjalen e tij.

Sipas kreut te PD-se, 'parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale.

Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë'.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco