Rama në Elbasan, Basha i bën gati 'ballokumet'

Rama në Elbasan, Basha i bën gati 'ballokumet'

22:25, 13/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Rama është zhvendosur që nga mbrëmja e sotme në qytetin e Elbasanit ku ka mbledhur ministrat e tij, në një ritual të kthyer në zakon tani, sa herë situata politike në vend ia ngushton rrethimin.

Me justifikimin e Ditës së Verës, Rama dhe kabineti i tij qeveritar do të drekojnë nesër  ku në qendër të takimit thuhet se do jetë situata e fundit politike.

Por prania e Ramës nesër në Elbasan do të shoqërohet me një tjetër prani, atë të Bashës, që kërkon largimin e tij.

Është interesante për tu parë se si do të jetë kjo përballje nesër, ndërsa thuhet nuk do të mungojnë “ballokumet” nga qytetarët e Elbasanit, që e kanë pritur Ramën që sot me thirrjet “Rama ik” në hyrje të qytetit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco