Gjosha për deputetet zëvendësues, pse Kuvendi dhe KQZ janë në shkelje të ligjit

Gjosha për deputetet zëvendësues, pse Kuvendi dhe KQZ janë në shkelje të ligjit

21:18, 13/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka cilësuar si të paligjshme nismën e marrë nga Kuvendi dhe KQZ dhe  për të zëvendësuar deputetët e opozitës që lanë mandatet me deputetë të listës të cilët shiten si “Opozita e Re”.

Gjosha tha në një intervistë për Channel One se “është e vërtetë që janë zëvendësuar, madje KQZ-ja ashtu si dhe Kuvendi kanë vrapuar për të zëvendësuar mandatet e deputetëve, të cilët pas një vendimi politik të opozitës dhe të partive politike në opozitë, vendosën që të digjnin mandatet.

T’ju them të vërtetën i gjithë procesi deri më tani, është jo ligjor. E para, nisi që në momentin që ne dorëzuam mandatet, që ishte hapi i parë i një procesi të ligjshëm, sepse ishte me zgjedhjen e gjithsecilit deputet, për të shkuar dhe për të dorëzuar këto mandate. Më pas vijoi me një shkelje të ligjit që ishte tejet e hapur, në shkelje të Kushtetutës, por edhe të Kodit Zgjedhor të nenit 164, ku thuhet në mënyrë eksplicite që Kuvendi duhet të thërrasë Këshillin e Mandateve dhe të Imuniteteve, ku çdo deputet duhej të shkonte për të deklaruar dorëzimin e mandatit, arsyen pse dhe në fund të firmosnim.

Kjo duhej të ishte publike dhe transparente përballë qytetarëve shqiptarë. Ky është një proces që nuk ka ndodhur dhe ka vazhduar në një mënyrë shumë të shpejtë, madje nuk u mbushën as 24 orë pas lënies të mandateve tona, që u dorëzuan në KQZ, e cila ka vazhduar më tej dhe me zëvendësimin e mandateve dhe që ka pasur dhe një tërheqje, sepse ka shumë interpretime të ligjit apo edhe të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ajo nuk pranon lënien e mandateve në grup, pra në një numër kaq të madh deputetësh dhe zëvendësimin e tyre.”

Gjosha citon më tej edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1993.

“Ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese  të vitit 1993, e cila thotë qartë që mandatet nuk mund të lihen në një numër të zgjeruar deputetësh dhe të zëvendësohen po në të njëjtën mënyrë. Ndaj dhe është një precedentë që vazhdon të thellohet edhe më tepër në mënyrën se si është menduar. Nuk përbën problem për ne zëvendësimi i këtyre mandateve, as i individëve që mund të marrin mandatin.

Numrat mund të jenë, ju duhet të kuptoni që ai Kuvend nuk ka më 140 deputetë, ashtu sikundërse e thotë qartë edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. E dyta, ne duhet të pranojmë që kemi një sistem zgjedhor, i cili nuk bazohet në emrat e individëve, pra nuk është mazhoritar.”, tha Gjosha

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco