Akuza ‘bombë’: Ministri i Jashtëm i Ramës lidhje me qarqet ruso -serbe, kjo është arsyeja pse nuk u pajis me çertificate sigurie

Akuza ‘bombë’: Ministri i Jashtëm i Ramës lidhje me qarqet ruso -serbe, kjo është arsyeja pse nuk u pajis me çertificate sigurie

20:03, 13/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetit i PD Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë duke hedhur akuza mbi Ministrin e Jashtëm të propozuar nga Edi Rama, Gent Cakaj, duke thënë se ky i fundit ka lidhje me qarqet ruse dhe serbe.

Në një deklaratë publike Salianajii shkruan se për këto lidhje ai nuk u pajis me certifikatë sigurie dhe nuk u dekretua nga Presidenti.

“Qeveria Rama ështê qeveria më proruse që ka pasur ndonjëherê Shqipëria!

Ne kemi pasur indicie dhe dyshime te forta se  Ministri i Jashtëm i propozuar nga Rama qe sot eshte ne detyre ka lidhje te forta me qarqe Ruse dhe Serbe dhe prandaj kerkuam komision hetimor! Per keto lidhje ai nuk u pajis me certifikate sigurie dhe nuk u dekretua nga presidenti!

Në mbledhjet e komisionit te Sigurise une kam qene anetar dhe nuk mund te flas me shume per arsye te sigurise kombetare por padiskutim qe shqetesimi eshte real per kapjen e segmenteve te caktuara te administrates se Ramês!”, shprehet Salianji.

Më tej ai ka shtuar se “Nuk diskutohet ne asnje moment asnje segment i Opozitës si i lidhur me ruset, per sherbimet inteligjente shqetesim perbejne nostalgjiket e partise se punes qe sot jane ne rangjet me te larta dhe kane dashuri per Ish BRSS, ne nje rast flagrant ambasadori 2Q, dyshohet për lidhje te forta me Gunvorin rus i cili sot ka marre naften e Shqipërise, për këto lidhje ky person u soll direkt nga ambasada ku sherben dhe u emerua per negociatat me Greqine, per te dhene pjese te tera te territorrit qe jane te pasura me burime natyrore!”.

“Ne do ti zbardhim keto lidhje, e vetmja rruge për Shqipërinë eshte partneriteti stradegjik me SHBA dhe integrimi ne BE!

Ne po protestojme sot per ta bere Shqipërine si ShBA dhe Evropa, per te mos e lejuar modelin Putinian qe enderron te instaloje Rama!”, ka përfunduar  ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni16/03/2019 18:01

shum kan qene gra dhe burra qe jan marsur me rus ne vitet eppshse,kemi boll niper dhe mbesa nga atje,mos u cudisni!.

Shto koment

Denonco