Braimllari-Kokës: Ti nuk je më pjesë e LSI

Braimllari-Kokës: Ti nuk je më pjesë e LSI

13:13, 13/03/2019
A+ Aa A-

Menjëherë pas deklaratës së deputetit Lefter Koka se ai vazhdontë të ishte pjesë e LSI ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike i cili ja ka shpjegur Kokës se ai është i vetëpërjashtuar nga LSI.

“Sa ishe pjesë e LSI nuk vijë në parlament sot vendose të shkosh”, thuhet në reagimin e drejtuesit të lartë të LSI.

“Levizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratorë por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelët”, thotë Braimllari.

Ja reagimi i plotë Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Lefter po të sqaroj si Sekretar i Përgjthshëm se me veprimin tend je i vetë-përjashtuar pasi ke refuzuar që prej kohësh të marrësh pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar dhe të Kryesisë së LSI.

LSI vendosi të mos jetë pjesë e Parlamentit të komanduar nga kriminelet dhe të paguar prej parave të drogës.

Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjesë e LSI nuk vijë në parlament sot vendose të shkosh.

Levizja Socialiste për Integrim nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së mëkateve në inçeneratorë por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptarët dhe jo kriminelët.

Kushdo në Shqipëri te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco