Mori pjesë në seancën e Kuvendit, Lefter Koka: Jam pjesë e LSI

Mori pjesë në seancën e Kuvendit, Lefter Koka: Jam pjesë e LSI

12:39, 13/03/2019
A+ Aa A-

Edhe pse doli kundër vendimit të LSI për të mos dorëzuar mandatin, deputeti Lefter Koka thotë se vazhdon të jetë pjesë e LSI. Në një deklaratë për mediat nga jashtë Parlamentit ai tha se marrëdhëniet me kryetarin e LSI, Monika Kryemadhi janë shumë të mira.

“Të gjithë në emër të popullit kanë marrë një vendim. Disa mos ta dorëzojnë mandatin, disa të tjerë për ta marrë dhe disa për tu larguar” shpreh Koka..

Pyetjes nëse , jeni pjesë e LSI, Lefter Koka: ju pergjigj se, “Sigurisht që jam pjesë e LSI-së, nuk kemi patur nga ai moment ku vendimi im ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar. Ne me të vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse ashtu është kodi, por secili në momentin që zgjidhet përfaqësohet në parlamentin shqiptar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco