Arben Ahmetaj ju heq komplekset ‘opozitarëve’ të rinj dhe u jep zemër: Ju thirri atdheu

Arben Ahmetaj ju heq komplekset ‘opozitarëve’ të rinj dhe u jep zemër: Ju thirri atdheu

11:34, 13/03/2019
A+ Aa A-

Seancën e sotme parlamentare, nisi me  betimin e 7 deputetët të  rinj të ashtuquajtur ‘renegatë’ të opozitës; Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.

Situata në sallë ishte sa ceremoniale në dukje, po aq edhe aq qesharake, pasi mjaft deputetë të mazhorancës mezi mbanin të qeshurën kur të shtatë deputetët prezantoheshin, si ‘opozita e re’ shqiptare.

Kulmi i kësaj situate komike u kap, kur fjalën e mori ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili mori përsipër që në emër të mazhorancës tu jepte zemër deputetëve të rinj, duke u thënë se ata janë duke bërë një detyrë të lartë ndaj atdheut.

‘Ju uroj suksese dhe do ju kërkoj miqësisht dhe personalisht, mos kini komplekse për atë që keni bërë. Sepse ajo që keni bërë është detyra për atdheun. Ju uroj suksese dhe të ngriheni në lartësinë e debatit dhe jo të debatit të sharjeve dhe fyerjeve’, inkurajoi Ahmetaj kolegët e rinj të ‘opozitës’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz13/03/2019 15:33

Kur bo si interesant ene ky majmuni cirkut, hajdut ordiner jevg Gjinokastrali si Baçi, bo ironi jevgu me kta loqet qe u futen ne parlament se ja di kapacitetin, nuk kan as dy berthom nkaptin. U bu bu me tall bythen ene Ben jevgu!

N13/03/2019 13:24

tipike e politikave te majteve. po te shihni kohet e fundin po ndryshojne strategji pa ndryshuar zakonin. njerez te semure nga trute

t13/03/2019 12:13

o fytyre majmun,ashtu eshte per ty detyre ndaj atdheut,sepse edhe vjedhjet qe ke bere detyra ndaj atdheut ishin

Idi13/03/2019 11:49

Kjo eshte sa komike dhe tragjike. Keta nuk kane limitin e budallikut dhe hajdutllikut.

tironci13/03/2019 11:49

Vre veten o qyqar se ty po t therret burgu. Do japesh hesap me ca lekesh e ke bo bauhausin.

Shto koment

Denonco