Basha, dibranëve: Në s'doni të jeni pula të Edi Ramës dhe Ymer Lalës, derdhuni në Tiranë!

Basha, dibranëve: Në s'doni të jeni pula të Edi Ramës dhe Ymer Lalës, derdhuni në Tiranë!

10:56, 13/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka ngacmuar në sedër, qytetarët e Dibrës, që i janë bashkuar sot në ecjen e tij përgjatë qytetit për t’u organizuar për protestën e 16 marsit në Tiranë. Ndërsa një qytetar i ka treguar padrejtësinë që i kanë bërë me falsifikime dokumentash, Basha i tha:

“Arif, është qartë fare për mua! Vetëm krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë të shkelë ligjin në këtë mënyrë! Vetëm krimi i lidhur me Edi Ramën ka fuqinë që firma të regjistrohet dhe një ditë pas regjistrimit të marrë licensën!!!

Kështu e sheh Edi Rama, Dibrën! Edi Rama e do Dibrën, kotec të Ymer Lalës dhe ju, pula të Ymer Lalës! Kjo është!

Edhe zgjidhja që është para jush kjo është: A jeni dibranë, a jeni pula të Edi Ramës dhe të Ymer Lalës?! Kjo është zgjidhja! Në qoftë se jeni dibranë, burra të forcës, mençurisë, gra punëtor dinjitoze, më datë 16 mars, të shtunën, siç jeni këtu dhe dhjetë herë më shumë, me u derdh në Tiranë dhe me e marrë përpara qeverinë e krimit!””/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco