Flamuri me yllin e kuq në Frankfurt, Berisha: 'Edvini ktheu flamurin e etërve xhelatë'

Flamuri me yllin e kuq në Frankfurt, Berisha: 'Edvini ktheu flamurin e etërve xhelatë'

21:46, 12/03/2019
A+ Aa A-

Skandali i sotëm në Frankfurt të Gjermanisë, ku në panairin vjetor të këtij qyteti, u ngrit flamuri shqiptar me yllin e verdhë komunist me pesë cepa, ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Berisha shkruan se: “Edvini po rikthen flamurin e etërve xhelatë”; duke e cilësuar si një moment skandaloz për Shqipërinë.

“Edvini rikthen flamurin e etërve të tij xhelate!

Skandal në panairin e Frankfurtit, ylli komunist valëvitet në flamurin shqiptar. Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij.

Kjo nuk është hera e parë gjatë qeverisjes Rama, që Shqipëria turpërohet në një formë të tillë.

Ylli me i verdhë me pesë cepa, që simbolizon një heraldikë të Partisë së Punës, është hequr nga flamuri që në vitin 1992, ndërkohë që nuk ka ende një reagim nga qeveria lidhur mbi këtë skandal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco