Gazetarja e 'Le Iene' sulmon Ramën: Ti përgjigjet varfërisë që pamë në Shqipëri

Gazetarja e 'Le Iene' sulmon Ramën: Ti përgjigjet varfërisë që pamë në Shqipëri

21:28, 12/03/2019
A+ Aa A-

Gazetarja e emisionit investigativ “Le Iene” në Itali, Allice Marinelli ka dhënë sonte një intervistë për emisionin “Tempora” në Ora News për gazetaren Sonila Meço, ku i ka kërkuar kryeministrit Rama që t'u përgjigjet akuzave që i bëhen dhe jo ti anashkalojë, duke i instrumentalizuar politikisht,

“Nga Italia na ka bërë shumë përshtypje se si protestat që sot janë të përgjithshme kundër korrupsionit, nisën faktikisht si spontane nga ana e studentëve, që luftonin për të drejtat në arsim dhe kushtet e jetesës në ambientet studentore.

Ato sollën zëvendësimin e një ministri. Ndoshta Edi Rama ka të drejtë, që protesta u mbështet edhe nga një pjesë politike, por kjo është e pashmangshme, në të gjitha vendet, në të gjitha betejat, tek ato për të drejtat në arsim, për të drejtat e grave etj.

Por kjo për ne ka pak rëndësi, pra instrumentalizimi politik i mundshëm i një proteste. Për ne rëndësi ka që studentët dalin në rrugë, zbresin në sheshe dhe që kryeministri nuk u përgjigj. Sipas nesh, të paktën siç e shohim nga jashtë, kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet akuzave që i bëhen dhe jo  vetëm t’i drejtojë gishtin instrumentalizmimit politik që është i pashmangshëm në kaq beteja aktuale.

Në një vend si Shqipëria, që perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkan sipas organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë, Transparency International është shumë e rëndësishme që qeveria të përgjigjet. Duhet të përgjigjet për varfërinë në rritje të njerëzve që ne e prekëm vetë me ardhjen në Shqipëri. Do të qe një sinjal i rëndësishëm nga ana e qeverisë.”, tha gazetarja Marinelli

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco