Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Guru-ja i gruas së Gjiknurit dhe jeta e shfrenuar luksoze e ministrave të Ramës

Guru-ja i gruas së Gjiknurit dhe jeta e shfrenuar luksoze e ministrave të Ramës

19:57, 12/03/2019
A+ Aa A-

Emri i Rovena Gjiknurit, ndoshta nuk do ti kujtonte askujt asgjë sikur të mos ishin ato pamje të dhjetorit që lamë pas kur gruaja e ministrit të kohës së Energjitikës Damian Gjiknuri, u ule në tokë në aertoportin "Nënë Tereza" dhe i puthi këmbët një guru-je indian.

Në atë kohë u përfol gjatë për shumën që kishte marrë guru-ja i famshëm indian për të ardhur në Tiranë, por ngjarja u përfol edhe më shumë për vetë jetën luksoze që bënte familja e një ministri të përfolur për korrupsion, por edhe e vetë kastës së ministrave të Ramës.

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, Rovena Gjiknuri teksa foli për takimin me guru-në në Tiranë, nuk dha shpjegime mbi shpenzimet e këtij udhëtimi.

Si një banore e një planeti tjetër, dhe jo e një vendi të varfër si Shqipëria, znj. Gjiknuri foli për udhëtimin e saj drejt induizmit.

“Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”.-tha znj. Gjiknuri.

Po ndërsa znj. Gjiknuri po zbulon veten nëpëmjet spiritualizmit, na mbetet ne të tjerëve për të zbuluar se si familja e një ministri bën pa u shpenguar një jetë të tillë luksoze.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/03/2019 15:42

Ashtu them edhe une, ti mendon sikur e do Damianin, por ne fakt ti do vetem leket qe grabit Damiani, sa per hallate ti do gurune, ai ta mbush pusin ty, nga ajo ane Damiani eshte lepurush, ti do tigrin Indian.

Llaqi 12/03/2019 20:52

Normal 20 milion € me nje te Rene te lapsit, pse mos te beje jeten lluksoze madama.

Shto koment

Denonco