Postimi prekës i mjekut: O kryeministër, a i shihni vallë ato dy duar të vogla...?

Postimi prekës i mjekut: O kryeministër, a i shihni vallë ato dy duar të vogla...?

18:18, 12/03/2019
A+ Aa A-

Mjeku i njohur Pëllumb Piperos, përmes një postimi në rrjetet sociale, komenton atë çfarë ndodhi dje pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku familjarë në mbrojtje të banesës së tyre u përplasën me policinë dhe Përmbarimin.

Sipas tij, “si mjek por edhe si qytetar nuk mund të rri në heshtje e të mos pyes ata që na qeverisin, por edhe kryeministrin tonë”.

Mjeku, ndër të tjera, shkruan se, shteti dhe qeveria duhet të ketë disa mekanizma të tjerë për të ndërmjetësuar mes tij, familjarëve dhe "pronarëve" për të zgjidhur problemi, pa përdorur dhunë si në rastin konkret.

Postimi i plotë i Pëllumb Piperos:

Shoh me dhimbje keto pamje, qe per fat të keq nuk jane më episodike, dhe si qytetar dhe mjek nuk mund te rri ne heshtje e te mos pyes ata që na qverisin por dhe KM tonë:

A i shihni valle ato dy duar te vogla qe terheqin nga kemba nenen e saj, dhe nga duart e kujt e terheqin, nga duart e shtetit te saj, e shtetit qe mbyll syte sa herë dora e drejtesise se PA DREJTË ngrihet mbi qytetaret permes dhe/edhe me ndihmen e policise se shtetit.

A i shihni ato dy duar te vogla dhe shume te njoma mbi makinen e policise, dhe mbi vogelushin duart e policeve qe e terheqin, a thua se ato duar te vogla po benin nje krim, e çfarë krimi, ne krah te prindit per te mos i hedhur ne mes te rruges, ne krah te prindit per te mos i dhunuar.

A e shihni ate dore te vogel te “ngritur” ne kulmin e deshperimit mbi duart e policise, per te mbrojtur nenen e saj, nenen qe e solli ne jete, që po e rrit me sakrifica, dhe tani duhet te sakrifikoje gjithçka, ndoshta dhe lirine per nje strehe, per nje strehe qe shteti i saj do t’ja mare, do t’ja shëmbë, do t’ja ç’beje...

A e pyesim valle veten se ç’ndjen ai femije ne ato çaste, nje femije perballe nje skuadre policësh, nje femije me dy duar te vogla perballe shtetit te tij, perballe shtetit pa sy, perballe shtetit pa shpirt, perballe shtetit me duar mbi shpatullat e tij te njoma, perballe shtetit që s’bzan...

Nje femije qe “ngre” doren e vogel ndaj duarve te policise, ndoshta ne detyre dhe ne zbatim te vendimit te nje Gjykate, po te kujt Gjykate dhe gjykatësve valle, per koeçidense te gjithe te perjashtuar nga radhet e gjyqesorit. 

Dhe une pyes shtetin tim por dhe KM tone, qe i shohin si edhe ne keto pamje, a nuk ka valle ca mekanizma te tjere, nje mundesi tjeter ndermjetesimi midis shtetit, familiareve dhe “pronareve” per ta zgjidhur problemin pa ushtruar dhune, pa hedhur ne rruge qytetaret dhe mbi te gjitha pa terrorizuar femijet. Mendoj se po, por nuk e di se KUR?!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niku14/03/2019 13:37

Ky Pipero vetem mjek nuk ka qene ndonjehre.Bandit dhe hajdut po

Mjeku13/03/2019 07:38

Pamja eshte tronditese pa me te voglin diskutim. Por njerez si Palombo te cilet kane konsumuar keqas pushtetin nuk duhet te japin opinione te kesaj natyre, qofte edhe te tipit kur isha une ne pushtet rriheshin ndryshe protestuesit. Ky ska lidhje me policine, por me shendetesine. E me kete qe kemi sot ky ka kontribut te padiskutueshem ne heqjen e shume gureve nga themeli i saj...ndoshta per sarajet e veta.

krist12/03/2019 22:24

I nderuar doktor Pellumbi,fjalet e juaja,te dala nga shpirti juaj,si njeri,por me shume edhe si mjek,do dhe duhet te kishin "djegur" me teper si nje spec djegs,apo,sic i thone disa krahina "piper",pra edhe te kishin ndikuar shume,ne rrjedhen e kesa proteste.Perkundrazi,edhe per te justifikuar mungesen dhe sulmin e paprecedente,edhe mbi ata femije te vegjel,nga ana e policise,kryeministri,si gjithmone ,pa piken e turpit,diten per diell,njelloj se dhe minisstri i tij i brendshem,genjyen se gjoja per dhunen e tepert dhe te pa nevojshme,na paskan shkarkuar drejtorin e policise se Tiranes,kur i gjithe populli, ka qene informuar,qe ky drejtor,se bashku me drejtoret e policise se Vlores dhe Fierit,pre te tre,jane shkarkuar qe me daten 9 mars.Bile vete policia,na ka paraqitur edhe nje foto te drejtorit qe po na shkarkojne per te dyten here brenda tre-kater diteve,duke u pershendetur,me vartesit e tij.Dhe ju ,i nderuari doktor pyet qeverine dhe kryeministrin tend,nese ka mekanizma te tjera,qe t'i zgjidhin keto skena terrorrizuese,ai dhe qeveria e tij,si zakonisht,genjen dhe mashtron,sikur ka perpara nje tufe budallenjsh.Kjo pra eshte rilindja,qeverija,policia dhe kryeministri i saj,prandaj populli duhet t'i jape drejtim,te gjitheve.

Daj Jaku12/03/2019 20:24

Shqiptarët "zgjodhën" dhe mbajnë mbi krye një kryellarministër, i cili nu ka çarë bythën për nënë e babë, për gruan që çmëndi dhe për djalin që braktisi. (gjasme e pranoi për imazhin e politikanit që lindi dhe u rrit me paret e Sorosit dhe me gruan e Sorosit). Nuk i dhimset fëmija e popullit këtij përbindëshi të çmendur e të droguar. E ke kot që i bën thirrje doktor.

Andi Andi12/03/2019 19:05

Të lumtë Pipero. KM nuk ka koh ti shohë dhe dëgjoj se kishte festën me grrat "specialistëe" të Fierit. KM i dhëmb shum prishja e një pirgu betoni në oborrin e kryeministrit e është quajtur kërpurdhë KM nuk ka koh se shkon në Europë për të shit pikturat dhe për të mohuar për të " fut " Shqipërinë në Europ. KM interesohet për " rrugët " që kushtojnë më kosto të ulët për firmat fantazëm megjithëse denoncohen nuk jep njeri llogari se fajin e ka opozita . Kjo qeveri është lodhur duke gjetur njerzë të lexuar për të drejtues. Kjo qeveri ështe lodhur duke rritur taksat dhe nuk jep as nje informacion se ku shkojne. Kush ministër ka bërë transparent punën e bërë këto 6 vjet. Të rroj tepsia.

Shto koment

Denonco