Skandal: 3 vjet që punon në bashki, shih kush e falenderon Ramën si studente ekselente! Rama-Shala sot gjatë aktivitetit

Skandal: 3 vjet që punon në bashki, shih kush e falenderon Ramën si studente ekselente!

13:30, 12/03/2019
A+ Aa A-

Një rast flagrant mashtrimi ka dalë në pah sot nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët e ekselencës, që konsiderohen fitues për vendet e punës në administratë.

Një vajzë e pranishme, Enkelana Shala ka marrë mikrofonin dhe ka falenderuar kreun e qeverisë për mundësinë që i dha, duke ‘prekur” zemra, por nuk ka kaluar shumë që portreti i dlirë të shfaqej si mashtrimi i radhës i qeverisë për opioninin. Belind Këlliçi, kreu i FRPD, nuk ka vonuar t’ia çjerrë maskën, teatrit politik të Ramës.

“Ekselentja që ka 4 vjet në punë! – shkruan me ironi, Këlliçi - Kur as rrena s’të bën më derman!  Platforma “Punë të Mbarë” sjell mashtrimin e rradhës të Edi Ramës, - vëren ai. - Ekselentja Enkelana Shala, që foli e mallëngjyer e me fjalë të ëmbla përpara Liderit Suprem që i gjeti punë për shkak të meritës, rezulton prej tetorit 2016 e punësuar në bashkinë e Lali Erit, në Ndërmarrjen nr.3 të Punëtorëve të Qytetit.

Në 2015, ndërkohë, ka bërë “intership” pranë Ministrisë së Jashtme.

Aktivitetet e Ramës "t’u hedhim hi syve shqiptarëve" nuk e shpëtojnë dot më! Koha ka ardhur për ta shembur njëherë e mirë sistemin e gënjeshtërt, që ka ngritur Edi Rama në çdo qelizë të qeverisë e në çdo cep të vendit. Bashkë me datë 16 mars, për t’i dhënë shpresë çdo të riu shqiptar!” shkruan Këlliçi por pa përfunduar ende. Ai ka publikuar edhe fotot e mëposhtme./ar.sh/SYRI.NET

    Ndiqni videon në sekondën e 20-të.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz12/03/2019 15:41

    Hajde tragjikomedi edviniste hajde! Kane kohe qe karagjozet e ripjerdhjes ja kan kalu edhe estrades se shtetit.

    Shto koment

    Denonco