Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Barbaria ndaj fëmijëve/ Berisha sulmon Ramën: ‘Lau duart’ me shkarkimin e drejtorit të shkarkuar

Barbaria ndaj fëmijëve/ Berisha sulmon Ramën: ‘Lau duart’ me shkarkimin e drejtorit të shkarkuar

21:16, 11/03/2019
A+ Aa A-

Përmes një statusi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta nga kryeministrit Edi Rama, ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe kupolës së policisë së Shtetit lidhur me ngjarjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Sipas tij, Rama, “për të lartë duart si krimineli pas krimit, njofton shkarkimin e narkodrejtorit të Policisë së Tiranës, Skënderaj, duke harruar se të gjitha mediat e vendit kishin njoftuar 48 orë më parë shkarkimin e tij nga detyra pa asnjë lidhje me ngjarjen e sotme”.

Postimi i plotë i Berishës:

Krye krye kreu i meduzes Edvini lan duart pas barbarise!

Miq, barbaria e narkopolicise ndaj femijeve, grave qe u flaken ne rruge tek Petro Nini nga narkopolice mizore pa ligj dhe moral, sipas Edvinit nuk ka lidhje me qeverine.

Me kete qendrim cinik, amoral ai kerkon te binde qytetaret se narko lpolicia, Geron, Vasal Lleshaj nuk kane lidhje me te dhe nuk varen direkt prej tij.

Per te lare duar si krimineli pas krimit ai duke u tallur me cinizem dhe paturpesi me qytetaret njoftoi se shkarkoi per kete akt narkodrejtorin e policise se Tiranes, Skenderaj duke harruar se te gjitha mediat e vendit kishin njoftuar 48 ore me pare shkarkimin e tij nga detyra pra pa asnje lidhje me ngjarjen e sotme.

Duke denuar me ashpersine me te madhe Edvin Kristaq Urrejtjen per barbarine e sotme publike ndaj femijeve, grave te pambrojtur iu bej thirrje qytetareve te bashkohen per te shporrur nje minute e me pare Edvin Kristaq Urrejtjen dhe kliken e tij nga pushteti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco