‘BE e painformuar’, Belind Këlliçi tregon debatin me eurodeputetin në PE

‘BE e painformuar’, Belind Këlliçi tregon debatin me eurodeputetin në PE

14:29, 11/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në studion e SYRI.net, ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Këlliçi ka treguar se Bashkimi Europian është i painformuar për Shqipërinë e vërtetë, për realitetin e prekshëm jo për atë që tregon qeverisja e Edi Ramës.

Këlliçi ka treguar edhe një përplasje me eurodeputetin Christian Preda gjatë një takimi të pak ditëve më parë.

‘Kur shkon e dorëzon fakte në BE, ata nuk kanë si ti anashkalojnë.

Duhet të bëhet transparencë të plotë.

Një prej eurodeputetëve më tha pse mendoni se Edi Rama është Maduro i Shqipërisë?

Menjëherë unë i dhashë të gjitha argumentet dhe i tregova Shqipërinë e vërtetë, atë të blerjes së votave, skandaleve, korrupsionin galopant etj.

Pas përgjigjes time, eurodeputeti Preda th: zotëri injoroni pyetjen që ju bëra.

Në sallë kishte shumë ambasadorë dhe eurodeputetë që siç duket e njohin ndryshe Shqipërinë, e njohin si vendin tonë si parajsë.

Vendi ynë vërtetë është vend i mirë, për të ardhur 1 ditë, 2 ditë, apo 1 javë.

Por realiteti shqiptar është ai i periferive, ajo është Shqipëria e vërtetë.

Eurodeputetët kanë qenë të bindur që Shqipëria që prej marrjes së pushtetit nga Edi Rama, vendi ka bërë hapa pas.

Niveli i korrupsionit është aq i madh dhe kjo e bën të pamundur që Shqipëria të marrë negociatat’, tha Belind Këlliçi në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari11/03/2019 14:50

Epo të gjesh euuropjane të pa informuar edhe pas 6 (gjashte) vjet skandalesh të nje pas njeshme dhe marrezish qe vetem nje monster si Edvin Noriega mund t’i realizoje, të me ndjeni zoterinj opozitare, por tju quash të “pjerdhur me të Tera” eshte mashtrim . Ju nuk eshte se keni sherbyer thjesht si fasade, por I keni fshehur ndaj nderkombetareve keto zullume.! Zoti mos e dhente qe kete nivel ta shpalosni edhe ne pushtet!

Shto koment

Denonco