VIDEO/ Basha nga Korça: TEC-in e refuzoi Greqia, Rama kokë më kokë me korrupsionin

VIDEO/ Basha nga Korça: TEC-in e refuzoi Greqia, Rama kokë më kokë me korrupsionin

12:18, 11/03/2019
A+ Aa A-

TEC në Korçë aferë korruptive, nuk do të prodhojë energji për sistemin energjik shqiptar, por për vendet fqinje që e kanë refuzuar, tha gjatë ditës së sotme kreu i PD-së Lulzim Basha ng Korça.

Sipas tij, TEC-i  do të helmojnë popullin e Korçës për t’u pasuar Edi Rama.

Lulzim Basha:

TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive fdhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fshinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsionin është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC-n në Korçë.

Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani meqenëse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake.

Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën.

Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco