Basha nga protesta e 'Astirit': Edi Rama, je i paligjshëm! Sot vendosin qytetarët

Basha nga protesta e 'Astirit': Edi Rama, je i paligjshëm! Sot vendosin qytetarët

18:17, 10/03/2019
A+ Aa A-

Nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe, kreu i PD, Lulzim Basha tha se Rama nuk mund të marrë më vendime për qytetarët. Sipas Bashës, Rama është i paligjshëm.

“Edi Rama ti nuk merr dot asnjë vendim për shqiptarët.  Ja i paligjshëm, je ilegjitim. Je po aq legjitim dhe i paligjshëm si kriminelët me të cilët ka marrë pushtetin. Sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetar, ka ardhur koha që vendimet ti merrni ju, ju duhet të vendosni. Ju duhet të vendosni, siç keni vendosur të nisim së bashku një rrugëtim që na bën bashkë më të vendosur drejt vlerave evropiane dhe drejt Shqipërisë evropiane”, u shpreh Basha.

Basha iu rikthye edhe një herë vendimit për djegien e mandateve, që sipas tij është vendimi i drejtë, i ligjshëm, patriotik dhe demokratik.

“Djegia e mandateve të opozitës është vendimi më i ligjshëm, demokratik e patriotik i ndërmarrë ndonjëherë.  Me këtë vendim ne dolën në krah të popullit, jashtë nga parlamenti i krimit.  Me këtë vendim ne kemi marrë një hap historik për ti dhënë fund një regjimi të kalbur. Ky është vendimi që ne kemi marrë, është vendim i drejtë, është vendimi për të mos qëndruar krah kriminelëve, por për të qëndruar në krah të qytetarëve dhe shqiptarëve”, deklaroi kryeopozitari.

Kujtojmë që sot u shënua dita e 127 e protestë së banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë çdo mbrëmje kundër projektit që u prek banesat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t10/03/2019 19:26

nqs vendosin qytetaret ,atehere leri qytetaret te vendosin sipas menyres se tyre ,boll i nderhyre mjaft ketu e jo atje

Shto koment

Denonco