VIDEO/ Protestë anti-Rama edhe në Sarandë, socialisti e sfidon: Eja flasim, po ta mbajti…

VIDEO/ Protestë anti-Rama edhe në Sarandë, socialisti e sfidon: Eja flasim, po ta mbajti…

19:16, 09/03/2019
A+ Aa A-

Jo vetëm në Fier dhe Këlcyrë. Protestë anti-qeveri është mbajtur sot edhe në qytetin e Sarandës.

Qindra qytetarë kanë dalë në qendër të qytetit jugor dhe kanë protestuar për më shumë punë, taksa të ulëta dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

Tubimi u organizua nga dega lokale e PD-së, por nuk munguan dhe mjaft qytetarë që shprehën revoltën e tyre.

Si rrallë herë, protestës opozitare i janë bashkuar dhe socialistë të njohur të këtij qyteti.

Një ish-socialist që mori fjalën në takim sfidoi kryeministrin Rama duke i thënë: “Eja flasim. Unë e kam mbështetur i pari Edi Ramën dhe sot jam opozitari i parë kundër tij’, u shpreh qytetari, raporton "Sarandaweb".

Ai i  kujtoi premtimet e pambajtura dhe vështirësitë me të cilat ndeshën banorët e qytetit bregdetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak11/03/2019 19:17

Ju hap punë e madhe gjeneral Lleshit. Do ti duhet tani që sa herë bëhen protesta në qytetet e Shqipërisë kundër Ramës, të ndrojë drejtorët e policisë.

Shto koment

Denonco