FOTO/ Prokuroria nis hetimet ndaj Elisa Spiropalit

FOTO/ Prokuroria nis hetimet ndaj Elisa Spiropalit

15:48, 09/03/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për ministren Elisa Spiropali, bashkëshortin dhe vëllain e saj, të dyshuar për përfshirjen në një skemë përfitimi dhe pastrimi parash.

Lajmin e bën të ditur Boldnews, të cilët denoncuan një sërë tenderësh publikë në Ujësjellës-Kanalizimet Fier, të fituar nga kompania Solomon Construction, në pronësi të vëllait të Spiropalit, gjatë kohës që bashkëshorti i Spiropalit drejtonte të njëjtin institucion.

Prokuroria ka marrë të gjitha materialet e denoncuara.

Image

Po ashtu, dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka nisur hetimin administrativ për pasurinë e Spiropali, menjëherë pas bërjes publike të investigimit.

ILDKPKI po heton jo vetëm pasurinë dhe burimet e Zonjës Spiropali dhe familjarëve të saj, por dhe nëse ka pasur konflikt interesi.

Image

Investigimi për kompaninë Solomon Construction

Rreth dy javë më parë u publikua një investigim të thelluar mbi kompaninë Solomon Construction, të krijuar nga Enkli Spiropali, vëllai i ministres së Shtetit, në Gusht 2013, në kohën kur Partia Socialiste mori pushtetin.

Në Mars 2014, kompania e Spiropalit fitoi tenderin e parë me vlerë 6.6 milionë lekë nga Ujësjellës-Kanalizimet Fier, drejtuar nga Salarjon Totaj, partneri i motrës së tij, ministres së sotme, në atë kohë Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Pasi fitoi tenderin, Enkli Spiropali ia shiti kompaninë Marjus Memushajt, kushëririt të dytë të Salarjon Totaj. Nën pronësinë e Memushajt, kompania Solomon fitoi edhe disa tenderë të tjerë në Ujësjellësin e Fierit, i cili drejtohej ende nga kushëriri i tij i dytë, Totaj.

Deri në Shtator të vitit 2016, kohë kur Salarjon Totaj u largua nga Ujësjellësi i Fierit, kompania Solomon fitoi disa tendera, me vlerë totale rreth 350 mijë dollarë amerikanë.

Paralel me tenderat e Ujësjellësit, Solomon fitoi edhe fonde publike nga Dogana e Fierit dhe e Vlorës, struktura nën varësinë direkte të Elisa Spiropalit në kohën e zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Të dhënat e siguruar nga Boldnews krijojnë dyshime se kompania Solomon është përdorur si ‘mbulesë’ për ndarjen e fondeve publike mes familjarëve Spiropali-Totaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni10/03/2019 12:54

e perdorin mish per top.Spiropali sa me afer mushkes aq me te fort e ha shkelmin,sido qe ti shtiret dhe afer ti rrije te gjatit aq meshum kan me e perdorur si shembull,para burgut nuk ka hesap apo favore e gjdo gje tjeter/!.epo kurban dikush do behet ,ajo qe ben dem me pak eshte ajo .

Qomi09/03/2019 16:58

Nuk eshte e vertet

Alen Deloni09/03/2019 16:48

Mos i besoni farsës së Ripjerdhjes. Nisin hetimin për ta nxjerrë palagur zonjëbushtrën e doganave 20 milionë euro. Alen Deloni. Në këtë mënyrë nuk mundet të gjykohet për së dyti, mbasi të rrëzohet kjo (pa)drejtësi e edverit., njëlloj si saje qorri.

Akushi09/03/2019 16:40

Ju besoni qe Prokurorija e Rames te ndjek ndrikullen e Rames !!!!!!!! Kte sharabajg te lyer e perlyer me m**te....

Doganieri09/03/2019 16:05

Zhulsja zhulsssse ngelet si pa lek e si me sh lek...ajo iku nga fshati po fshati nuk u largua kurre nga ajo..hajt tme rrrruaç

Gramoz09/03/2019 15:58

Mos! E hongri edhe Dylqinja e Topozes me duket, te shohim çdo beje don edvin Kishoti tani, por ka edhe nje rruge shpetimi po te shendrrohet ne Mamice dhe ti kerkoje ndihme skenderbuçit te saj. Vetem keshtu mund tja hedhe Loqja Shenka e ditve tona, ose edhe duke perdorur si mburoje shkrimtarin me te famshem shqipetar, Servantesin.

Shto koment

Denonco