VIDEO/ Gazetari lëshon ‘bombën’: Në përgjime e votave është edhe Rama

VIDEO/ Gazetari lëshon ‘bombën’: Në përgjime e votave është edhe Rama

23:26, 07/03/2019
A+ Aa A-

Gjatë emisionit “360 gradë”, gazetari investigative Basir Çollaku, lëshoi bombën duke u shprehur se emir I kryeministrit Rama del në disa përgjime.

Sipas tij, po mbron Dakon, Gjiknurin dhe Tahirin pasi, sipas tij, bashkë me ta bie edhe Rama.

“Filip Ryker tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Nëse ndërkombëtarët vijnë javën e dytë dhe thonë qeveria është gabim, qeveria duhet të iki. Presioni ka nisur. Ka një raport në senat dhe është qortuar për qëndrimin në Shqipëri.

Është duke i thënë Ramës mos mbaj as Dakon, as Gjiknurin, as Tahiri, por lëri të përballen me drejtësinë. Nëse bie këta, Edi Rama jo vetëm duhet të tërhiqet, por do të përballet me drejtësinë.

Ç'ndodh nëse bien këta? Del edhe zoti Rama. Është duke i mbajtur pezull. Edhe tek 339-ta, edhe 184-ta, edhe tek "Xibraka". Ka vënë rojtar dosjesh, nuk ka vënë rojtar ligji”, u shpreh Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco