Danielsson: Rama duhet të na bindë në qershor, për krimin e organizuar dhe korrupsionin!

Danielsson: Rama duhet të na bindë në qershor, për krimin e organizuar dhe korrupsionin!

11:55, 07/03/2019
A+ Aa A-

Pas takimit që Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm me kryeministrin Edi Rama, zyrtari i lartë i BE ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku thotë se Rama në qershor duhet të binde BE-në se në Shqipëri qeveria lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin”, ka shkruar ai.

Danielsson gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë do të takojë edhe kreun e opozitës Lulzim Bashën dhe përfaqësues të tjerë për të dëgjuar variantin e tyre për realitetin në Shqipëri, ndërsa në mbyllje do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz07/03/2019 15:47

Nuk ka si tju bindi edvin qenefi juve per korrupsionin dhe krimin e organizuar, ai eshte vete koka e krimit.

Shto koment

Denonco