Shqiptarët po ikin/ Në 2021 do të ketë më pak punëtor në vend

Shqiptarët po ikin/ Në 2021 do të ketë më pak punëtor në vend

16:30, 06/03/2019
A+ Aa A-

Për herë të parë në një shekull Shqipëria pritet të përballë me rënien e forcës punëtore.

Një analizë e Bankës së Shqipërisë bazuar në projeksionet më të fundit demografike të INSTAT, del në përfundimin se duke filluar nga viti 2021, numri i forcave të punës në Shqipëri do të nis uljen, çka pritet të ketë pasoja të thella negative për ekonominë.

‘Projeksionet e INSTAT-it tregojnë se gjatë tre viteve të ardhshme prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme. Kjo tendencë shënon pikënisjen e trendit rënës për totalin e popullsisë në moshë pune në Shqipëri,’ thuhet në analizën e Bankës së Shqipërisë.

Në terma numerikë forca e punës, shpreh popullsinë me moshë nga 16-65 vjeç që është aktive, pra është në punë ose në kërkim të një vendi pune. Edhe pse popullsia në moshë pune, ka filluar të bjerë me ritme të lehta që para disa vitesh, forca e punës ka ardhur në rritje, për shkak të rritjes së pjesëmarrjes dhe uljes së individëve inaktivë. 

Në fund të vitit 2017, sipas INSTAT, forca e punës në Shqipëri arriti në 1 milionë e 185 mijë vetë duke u rritur me mbi 10 për qind në pesë vitet e fundit. Por tashmë duket se ky tregues ka arritur kulmin dhe duke filluar nga viti 2021 pritet që për herë të parë, edhe forca e gatshme për punë të fillojë të bjerë. Sipas ekspertëve të BSH, rënia e forcës së punës do të ketë reflektojë së shpejti ndikimin e vet në punësim, produktivitet dhe rritjen ekonomike të vendit.

‘Të dhënat e publikuara prej INSTAT-it flasin për një rritje konstante të masës së popullsisë në moshë pune, përgjatë 18 viteve të fundit. Projektimet tregojnë se kjo rritje tashmë e ka arritur kulmin e saj dhe pritet që vitet në vijim të shënojnë një rënie graduale të popullsisë në moshë pune,’ - thuhet në analizën e BSH.

Sipas Bankës,  është hera e parë që vendi ynë ndeshet me një zhvillim të tillë demografik, deri tani të panjohur nga ekonomia shqiptare.  Ekspertët e bankës thonë se pasojat e uljes në forcën e punës shumë shpejt do të fillojnë të ndihen në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore në vend, por implikimet më të rëndësishme janë ato të lidhura me prodhimin e brendshëm, produktivitetin, konsumin, skemat e sigurimeve shoqërore, standardin e jetesës.

Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci06/03/2019 16:37

Jo po do rrin pa pune tu prit zyrat e mutsimit qe ka ndertu Rama. Qe punso vetem ripjellsat e askend tjeter. Bile dhe ripjellsat bojn luft me njoni tjetrin ku ze post minister drejtor qe ka vartsa ne pune shkon i mshin ca ka lon pasardhsi e fut ne pune tarafin e vet. Me kaq pak pune sa ka biznesi ne Shqipni e me ket lufte te ripjelljes ca vene pune ngelin per rinine e per robt. Zgjidhja ikja masive me gjet copen e bukes jashte me letra e pa letra boll me jetu. Ky o shteti ripjelljes qe polli ket shemtine sociale qe gabimisht quhet shtet.

Shto koment

Denonco