VIDEO/ Basha: Dialogu mes meje dhe Ramës u keqpërdor, tani flet populli

VIDEO/ Basha: Dialogu mes meje dhe Ramës u keqpërdor, tani flet populli

12:54, 06/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat sot në mesditë, ku pyetjes nëse do të fliste me kryeministrin Edi Rama, iu përgjigj se tani flet populli dhe zgjidhja i mbetet popullit, pasi dialogu i tij me Edi Ramën tregoi se qe i dëmshëm për interesat e vendit nga mënyra se si u keqpërdor.

" Zoti Basha, kur do të flisni me zotin Rama? Ju quajti dje nga “Porta a Porta” - "miku im"! - e pyetën gazetarët dhe Basha tha: "As komentet e njeriut, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, nuk kam ndërmend t'i bëj pjesë të këtij komunikimi sot.

Populli ka folur, ka folur dhe dje, do të flasë në çdo protest, do të flasë dhe në 16 mars, Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes 339 dhe dosjes 184.

Natyrisht unë e di se ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, sepse është pjesë e kësaj dosje. Por prandaj, zgjidhja kur të gjitha pushtet janë të kapura, mbetet në dorë të popullit dhe populli ashtu siç e ka marrë në dorë, do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij deri sat ë kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe një qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët."

Pyetjes "a mund të zgjidhet kjo krizë z. Basha, pa një dialog midis jush dhe z. Rama?", Basha iu përgjigj: 

"Patjetër që po, sepse dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë, në mënyrën se si u keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i Partisë Socialiste, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë interesat e socialistëve, dëmtojnë interesat e demokracisë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco