Manjani: Kandidati që do hyjë në Kuvend nuk mban telefon se e marrin borxhlinjtë....

Manjani: Kandidati që do hyjë në Kuvend nuk mban telefon se e marrin borxhlinjtë....

11:48, 05/03/2019
A+ Aa A-

Në një kohë që nga PD dhe LSI ka pasur rrjedhje të kandidatëve për deputetë, një prej atyre që pritet të pranojë mandatin është Kujtim Gjuzi, që sipas Manjanit nuk mban telefon me vete se i kërkojnë paratë njerëzit që iu ka marrë borxh.

Me ironi Manjani thotë që kjo që po ndodh në vend është demokraci dhe jo shaka.

Ja postimi i plotë i Manjanit:

Njëri prej kandidatëve të listës, i cili ka pranuar të hyjë në Parlament, nuk mban telefon. Nuk dihet se me ç’mjet komunikimi u lidh me Amerikanët, për të dëgjuar “këshillën e tyre”...

Arësyeja pse nuk mban telefon është se e kërkojnë borxhlinjtë.

Këta të fundit tashmë mund ta gjejnë në Parlament. Ska ç’u duhet Telefoni...

Ndërkohë, sipar lugat-kryeministrit, me këtë figurë dhe të tjerë si ky do bëhet Reforma Zgjedhore.

Kot lodhen me reforma! I ka gati të shpallin edhe rezultatin e zgjedhjeve pa bërë zgjedhje fare. I fusin një të miratuar sondazheve të Fugës (Endri) dhe zgjidhet kjo punë.

Kështu lahen borxhet dhe vendoset demokracia...

Demokraci, jo shaka!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/03/2019 13:12

O Gjuz! Mos e ha atë teke të hysh në parlamant, pikërisht në momentin kur ata që kanë mbetur brenda nuk dijnë si me ja ba për me dalë.

Shto koment

Denonco