Dy dosjet makth të kryeministrit, pas Bashës dhe Salianji shton misterin mbi numrin 184

Dy dosjet makth të kryeministrit, pas Bashës dhe Salianji shton misterin mbi numrin 184

08:31, 05/03/2019

“Edi Rama! Dosja 339 është makthi yt! - tha Basha nga selia e PD. -  Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN-i, çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish se çfarë përmban dhe Dosja 184! Të dyja këto dosje do të zbardhen! Drejtësisë do t’i zgjidhen duart!”.

Ky ishte paralajmërimi që i bëri dje, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama. Dosja e re 184, siç e sqaroi më tej, ishte dosja e Dibrës, por vetëm kaq: Basha e la mister përmbajtjen e saj duke ia lënë Ramës, peshën për ta zbardhur të vërtetën.

Por, kjo deklaratë e Bashës nxiti gazetaren Juli Xhokaxhi në Abcnews të pyesë ish-deputetin Ervin Salianji, nëse ai e dinte çfarë përmbante ajo. As Salianji nuk dëshiroi të sqarojë më shumë, duke shtuar misterin. Ja skena në emisionin "Byro politike".

Xhokaxhi: Çfarë është Dosja 184?

Salianji: Padiskutim një dosje tjetër ku faktohet qartazi shit-blerja e votës. Do të kemi kohë dhe do ta diskutojmë.

Xhokaxhi: Dosje me çfarë? Me përgjime?

Salianji: Pa diskutim!

Xhokaxhi: Na jep disa detaje?

Salianji: Do vijë momenti. Sot po diskutojmë për protestën në orën 9 e 30 para Kuvendit.

Xhokaxhi: 184-a çfarë përmban?

Salianji: Dosje e cila kompromenton rëndë politikën dhe qeverinë.

Xhokaxhi: Përgjime?

Salianji: Pa diskutim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco