'Do ta pengojmë Ramën dhe bandën që ka zaptuar parlamentin, këmba-këmbës!' Kryetari i PD-së së Shkodrës, Xhevdet Amuli

'Do ta pengojmë Ramën dhe bandën që ka zaptuar parlamentin, këmba-këmbës!'

08:20, 05/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së së Shkodrës, Xhevdet Amuli, u ka bërë thirrje qytetarëve të këtij qarku të niset sot për një protestë të fuqishme përpara parlamentit.

Në thirrjen që i ka drejtuar jo vetëm anëtarësië së PD, Amuli thekson se nuk do ta lejojnë mbajtjen e një seance parlamentare. “Të gjithë e pamë dhe e dëgjuam me zë dhe figurë se si Edi Rama dhe banda e tij që ka zaptuar parlamentin e popullit shqiptar deshën të zhvillonin seancën e rradhës në ilegalitet dhe në fshehtësi, - shprehet Amuli në rrjetet sociale. – As sesi nuk do të mundemi të lejojmë që kjo të ndodhë. Do t'i ndjekim këmba këmbës, do t'i dalim përpara, do t'i dalim edhe në ëndërr. Do të bëjmë çfarë është e mundur që t'i pengojmë dhe do t'i pengojmë.

Edi Rama nuk do të mund t’i mbledhë kriminelët e tij në atë sallë e cila është marrë peng. Ne do ta çlirojmë parlamentin, do ta çlirojmë Shqipërinë, do t'i shporrim një herë e mirë nga ai vend që vjen erë gjak dhe hashash.

Ne, shkodranët, e treguam këtë të shtunë se si duhet të sillemi me Edin, tani është rradha të bashkohemi e t'ia tregojmë të gjithë Shqipërisë se si duhet trajtuar ky diktator. Te gjithë së bashku,  në sheshin para Teatrit Migjeni do të nisemi drejt Tiranës. Bashkohuni sa më shumë me ne në këtë ditë historike. Ejani me ne dhe bëhuni pjesë e historisë”./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi05/03/2019 08:43

Te gjithe ne Tirane, te gjithe ne kembe, te gjithe te bashkuar, o sot o kurr.

Shto koment

Denonco