Jashtë vlon protesta, Rama e Ruçi tentojnë të mbledhin Kuvendin me 'Rend dite' Deputeti i PS, Paulin Stërkaj, duke hyrë në seancën e fundit të Kuvendit

Jashtë vlon protesta, Rama e Ruçi tentojnë të mbledhin Kuvendin me 'Rend dite'

08:07, 05/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama kanë vendosur të zhvillojnë sot seancën plenare rutinë të së enjtes, pavarësisht protestave të opozitës së bashkuar për të mos lejuar vijëmësinë e një parlamentit ilegjitim, siç e ka cilësuar.

Një javë më parë, deputetët e opozitës kanë djegur publikisht mandatet e tyre, pas një proteste të fuqishme të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë dhe kanë premtuar se sot nuk do të lejojnë që ky parlament të zhvillojë seancën me një opozitë “fasadë”.

Protesta është thirrur në orën 10:00 përpara Kuvendit dhe Policia ka marrë masa të forta, jo vetëm rreth godinës, por në të gjitha rrugët e vendit, duke ngritur postblloqe dhe ushtruar kontrolle ndaj makinave me të cilat protetestuesit i janë drejtuar Tiranës.

Kreu i qeverisë, i cili ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme, ka mbështetur dhënien e mandateve kandidatëve të listës së partive opozitare. Katër prej tyre nga radhët e LSI-së pranuar të zëvendësonin deputetët e dorëhequr dhe sot pritet të betohen në Kuvend./ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco