VIDEO/ I dalin provat e udhëtimeve me Habilajt, Saimir Tahiri humb qetësinë

VIDEO/ I dalin provat e udhëtimeve me Habilajt, Saimir Tahiri humb qetësinë

23:44, 04/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka humbur qetësinë në një lidhje telefonike me emisionin ‘Opinion’.

Ai është pyetur për dokumentin e publikuar nga gazetari Basir Çollaku se babai dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt Italisë me avion në të njëjtën sedije dhe nuk figurojnë në Rinas.

Këtë Tahiri e konsideroi të pavërtetë.

‘Kjo është një maskaradë dhe proces i komanduar politikisht. Me këtë histori mund të shkosh në burg, por një provë që Tahiri ka bërë një gjë, apo që kam bërë atë gjë për të favorizuar trafikun nuk e kam.

Kam udhëtuar nga Mali i Zi me skaf? Kam udhëtuar dhe do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Basiri, (Çollaku) është një kokërr idioti. Etikë? Ai gënjen. Thuaji atij injorantit, mor burrë që prokuroria e ka çuar për gjykim këtë çështje dhe nuk ka më hetime’ – u shpreh Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani05/03/2019 00:29

O ish minister loqe. Te kapen me presh ne dore. Normalisht ky idiot nuk do kapej duke ngarkuar thaset mr droge dhe duke i transportuar ne itali. Perfshirja e tij del mes indicieve dhe proveve qe lidhen me njera tjetren te cilat tregojne se ai eshte pjese e grupit. Pse nuk admijistrohen dhe te gjitha dalje publike te ketij k...i minister kur mohinte cdo lidhje me habilajt dhe deklaronte se i kom kusherinj te larget me te cilet nuk kam asnje lidhje pervecse u shita makinen. Ky perfundimisht eshte me kokrra k...t te rilindjes

Shto koment

Denonco