Zgjedhjet për Parlamentin Europian/ Gazetarja: Europa po shkon djathtas

Zgjedhjet për Parlamentin Europian/ Gazetarja: Europa po shkon djathtas

23:26, 04/03/2019
A+ Aa A-

Në Maj të këtij viti janë zgjedhjet e reja në Parlamentin Europian dhe gazetarja shumë pranë institucioneve në Bruksel, Erisa Zykaj, shpreh mendimin e saj se cilat forca politike pritet të dalin fituese.

E ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ajo është shprehur se, pritet një fitore e partive të djathta në Parlamentin Europian.

Çfarë projeksioni ka për në Parlamentin e ri Evropian? Si është fryma?

“Qendra e djathtë dhe socialistët është e ditur që e kanë humbur shumicën në Parlamentin Evropian. Janë në rritje populistët. Këto forca ekstremiste dhe populiste, më shumë të djathta, janë shumë të forta dhe po shkaktojnë probleme me shtetin ligjor”, është shprehur Zyka.

Më herët, edhe vetë George Soros, mentori I të majtës në Shqipëri dhe Europë, në një editorial për ‘Project Syndicate’, shprehte rrezikun, sipas tij, të fitores së partive të djathta në zgjedhjet e rradhës.

 Zgjedhjet për PE pritet të zhvillohen midis datave 23-26 maj. Ai ka në total 751 anëtarë që përfaqësojnë rreth 512 milionë njerëz nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco