VIDEO/ 'Grup i strukturuar kriminal', gazetarja: Ja 3 akuzat që rëndojnë mbi Saimir Tahirin

VIDEO/ 'Grup i strukturuar kriminal', gazetarja: Ja 3 akuzat që rëndojnë mbi Saimir Tahirin

22:36, 04/03/2019
A+ Aa A-

Në emisionin “Opinion” po diskutohet rreth akuzave në ngarkim të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit, pak ditë më pare, u mori si i pandehuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda si u akuzuar për përfshirje në grupin criminal të Habilajve.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka rrëfyer se, mbi Tahirin rëndojnë tre akuza dhe në dosjen e dorëzuar në gjykatë janë 30 fashikuj.

Sipas saj, ish-ministri akuzohet për trafik i lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gazetarja Lala  shtoi se në pjesën kryesore të dosjes, prokuroria nuk sjell ndonjë gjë të re, ndërsa sqaron dhe përgjimet për blerjen e byzylykëve nga Moisi Habilajt.

Bashkë me Tahirin, të pandehur janë marrë edhe ish zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit me ish-zyrtarët e policisë Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco