Basha, ndërkombëtarëve: Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë

Basha, ndërkombëtarëve: Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë

21:47, 04/03/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha, u ka dhënë një mesazh të qartë ndërkombëtarëve, gjatë emisionit 360 Gradë me gazetarin Artur Zheji.

Basha deklaroi se  “Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë. Presim nga ndërkombëtarët të flasin për problemet e rënda që ka Shqipëria me demokracinë” .

Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve. Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve.

Por tani po kuptohet se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, se stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit çojnë në destabilizim të situatës. Ne kemi detyrë që propagandës së madhe që Rama ka bërë në drejtim të faktorit ndërkombëtar ti kundërvëmë faktet dhe të vërtetat. Ai ka avantazhin e një makinerie të madhe e të shtrenjtë, ne kemi një avantazh më të madh, ne kemi faktet, argumentet dhe të vërtetën.mbi bazën e këtyre elementëve, duket qartë se ne kemi në anën tonë edhe qytetarët.

Kërkesa që ne i shtrojmë faktorit ndërkombëtar është fare e thjeshtë: ne duam që ju të flisni hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respekrtimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj. Ne kërkojmë që në këto fusha të zbatohen të njëjtat parime e standarde siç zbatohen në vendet e tyre. Kështu do ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco