4 deputetë të LSI pranojnë mandatin/ Vasili: Në kopshtin zoologjik të Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera

4 deputetë të LSI pranojnë mandatin/ Vasili: Në kopshtin zoologjik të Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera

21:43, 04/03/2019

Katër deputetë të LSI-së morën sot mandatin nga Komisioni Qendror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahet në Kuvend. Por a do i përjashtojë LSI-ja nga partia këta katër deputetë?

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së i quajti ata si gjallesa elektoral.

"Unë muhabet gjallesash elektorale nuk kam ndërmend që të bëj, nuk kanë lidhje me LSI-në. Në momentin që po shprehem kështu kam thënë gjithcka. Në kopshtin zoologjik të Edi Ramës u shtuan edhe ca gjallesa të tjera", u shpreh Vasili.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit Ylli Shehut, Aurora Marës, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit, të 4 kandidat nga lista shumëemrore e LSI.

Me 5 votat e anëtarëve të KQZ u vendos që Edmond Haxhinasto në Elbasan të zëvendësohet në parlament nga Enver Roshi, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari në Tiranë nga Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi dhe Përparim Spahiu në qarkun e Dibrës nga Aurora Mara.

Më herët, deputeti tjetër i LSI, Lefter Koka, nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco