Basha: Djegia e mandateve është sakrificë, që mundëson ta kthejmë vendimmarrjen tek populli

Basha: Djegia e mandateve është sakrificë, që mundëson ta kthejmë vendimmarrjen tek populli

21:31, 04/03/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha gjatë emisionit “360 gradë”,  se “në kuptimin politik të fjalës, zgjidhja që ne kemi bërë, sakrifica që kemi bërë, dorëzimi i mandateve, në thelb është t’ia kthejmë prapë popullit vendimmarrjen, sepse sot vendimmarrja nuk është në duart e popullit, por është në duart e një bashkimi interesash të një grushti politikanësh dhe një grushti kriminelësh.

Artur Zheji: Pse zgjodhët rrugën e djegies së mandateve, në një vend anëtar të NATO-s, si Shqipëria?

Lulzim Basha: Nëse ne do të ishim në këto kushte, në vitin 2008, nuk do e kishim marrë ftesën e anëtarësimit. Nëse ne do të ishim në këto kushte, nuk do të ishim futur në NATO, nuk do të ishin hequr vizat për shqiptarët. Pra kemi të bëjmë me një situatë ku vendi ka bërë hapa të mëdhenj pas. Është asgjësimi i zgjedhjeve.

Kjo është një qeveri e cila jo thjesht akuzohet, por është kapur duke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, me Dakon, me Gjiknurin, me Tahirin. Janë tre figura dhe ka të tjera në ato qindra faqe të patranskriptuara të dosjeve, siç është dosja 339 apo dosja 184, të Drejtësisë Shqiptare.

Në një situatë të tillë, është e pamundur të mendohet që vendi mund të ishte anëtar i NATO-s. Vendi është anëtar i NATO-s, por detyra e parë e një vendi anëtar të NATO-s është të ruajë – dhe kur janë prishur standardet demokratike, sic ka ndodhur sot – të rikthejë standardet demokratike.

Pra, në kuptimin politik të fjalës, zgjidhja që ne kemi bërë, sakrifica që kemi bërë, dorëzimi i mandateve, në thelb është t’ia kthejmë prapë popullit vendimmarrjen, sepse sot vendimmarrja nuk është në duart e popullit, por është në duart e një bashkimi interesash të një grushti politikanësh dhe një grushti kriminelësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco