Njeriu i Trump për Europën: Punë urgjente në Shqipëri

Njeriu i Trump për Europën: Punë urgjente në Shqipëri

20:43, 04/03/2019
A+ Aa A-

Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, po zhvillon një vizitë në Shkup ku mori pjesë në një konference në Shkup të organizuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, George Marshall dhe Fondi Marshal i Gjermanisë.

Ai u ndal tek zhvillimet në Shqipëri, duke thënë se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit, të reformohet gjyqsori:

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njejta.

“Opozita doli në rrugë dhe i djegu mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, tha zoti Reeker.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku04/03/2019 22:20

Kjo fjalë vlen më shumë se njëmijë fjalim të K-Mut Fekale-stein & CO të BE.

Shto koment

Denonco