Klubi i Kukësit nis fushatën për PS-në, irritohen tifozët verilindorë

Klubi i Kukësit nis fushatën për PS-në, irritohen tifozët verilindorë

20:14, 04/03/2019
A+ Aa A-

Dje ishte Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, e cila shpërndahu fjalimin politik të ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa sot është rradha e klubit të Kukësit të bëjë propagandën e Partisë Socialiste, duke nisur kështu edhe fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në këtë rreth.

Ky veprim ka tërbuar pa masë tifozët verilindorë që kanë sulmuar dhe ofenduar postimet në fjalë duke i cilësuar si të papërshtatshme për një klub futbolli.

Në postimin e parë, klubi i Kukësit ka njoftuar tifozët për një mbledhje të Asamblesë së Zgjeruar së Partisë Socialiste Kukës, ku ka marrë pjesë veç presidentit Safet Gjici, dhe ministria e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në postimin e dytë, Kukësi ka zgjedhur të hedhë një video live nga faqja e deputetit Taulant Balla. Këto postime të klubit verilindor kanë habitur dhe irrituar pa masë tifozët.

Presidenti i FK Kukësi, Safet Gjici, i akuzuar për shumë afera korruptive, pritet të jetë kandidati i PS-së për Kukësin në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco