Shehi në SYRI.net: Rama, hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë/ Ja kur ikën

Shehi në SYRI.net: Rama, hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë/ Ja kur ikën

16:26, 04/03/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës në SYRI.net, ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar sjelljen e kryeministrit Rama, duke e krahasuar me diktatorin e Venezuelës, Nicholas Maduro.

Sipas tij, shqiptarët janë mësuar me regjim një-partiak ndaj dhe kjo situatë kapërdihet nga një pjesë e shoqërisë.

'Nuk ka nevojë për policë e për masa të tilla. Ti lerë vend protestës si masa më e madhe, më agresive. Ne bëjmë pjesën tonë.

Edhe Maduro në Venezuelë nuk po ikën. Del me tanke në rrugë. Edhe në Algjeri po ndodh e njëjta gjë. Është në karrike me rrota dhe kërkon mandatin e pestë.

Mentaliteti i Ramës është që të pushtojë me dorë të hekurt, të komandojë të gjitha pushtetet. Në mendje e majta shqiptare është një regjim i rëndë.

Që të rrijnë 1000 vjet në pushtet. Në një demokraci si kjo e jona, kapërdihet nga një pjesë e popullatës. Jemi mësuar me regjime një-partiake', u shpreh kreu i LZHK-së.

I pyetur se kur mund të largohet kryeministri Rama, ish-deputeti Shehi deklaroi:

'Nëse aksioni ynë politik do të jetë i vendosur, punë javësh. Nëse duan ta durojnë, le ta durojnë. Duhet nxjerrë para drejtësisë se është hajdutt më i madh në historinë e Shqipërisë. I paguajmë miliona euro çdo vit miqve të tij'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco