Basha: Nuk i njohim klonimet e Ramës dhe as vendimet e Kuvendit ilegjitim!

Basha: Nuk i njohim klonimet e Ramës dhe as vendimet e Kuvendit ilegjitim!

14:20, 04/03/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se zëvendësimi i deputetëve që dogjën mandatet, me emra të tij nga listat, nuk janë tjetër përveçse klonime të dështuara që kryeministri Edi  Rama do t’i shesë si opozitë fasadë. Por, as ata dhe as vendimet e Kuvendit ilegjitim nuk do të njihen nga opozita.

“Ne si opozitë do të qëndrojmë krah për krah qytetarëve në çdo betejë duke nisur me nesër në orën 10:00, ku ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin tonë dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do të përpiqet të shesë nesër si fasadë opozitë. Nuk ka për të pasur fasadë opozitë,  orët e këtij sistemi kanë nisur të numërohen mbrapsh më 16 shkurt dhe nesër është një  ditë tjetër për të treguar që shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur, të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin... 

Çdo hap i Kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Çdo vendim i këtij Kuvendi që përfaqëson interesat e një grushti hajdutësh nuk njihet nga ne. Këto janë vendime që nuk kanë asnjë efekt në rrugën që kemi nisur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco