Turp e faqja e zezë e kësaj qeverie, sulmon kryeministrinë me provokatorët e saj dhe e shet nëpër botë si…

Turp e faqja e zezë e kësaj qeverie, sulmon kryeministrinë me provokatorët e saj dhe e shet nëpër botë si…

10:05, 04/03/2019
A+ Aa A-

Pas fakteve që kanë dalë së fundmi në media, sipas të cilave policë të maskuar si protestues kanë qenë protagonist të sulmeve të dhunshme te kryeministria apo edhe te parlamenti, ka reaguar edhe ish-ministi i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Facebook. Sipas Manjanit kur shohim se provokatorë të policisë nxisin dhunë, të gjithë ndihen keq. Kjo është e poshtër, e ndyrë sa më nuk ka-shkruan ai.

Por edhe më e ndyrë sipas ish-ministrit është ajo që bën qeveria, duke e shitur këtë “dhunë” nëpër botë si të orkestruar nga opozita.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Për dhunën në protesta
Pa dyshim që skenat e përplasjes së protestuesve me forcat e sigurisë dhe tymi i gomës së djegur dhe i gazit lotsjellës, nuk janë një gjë e mirë. As e dëshiruar nga askush.

Nuk ka nevojë të jesh ambasador apo emigrant që të ndjehesh keq, sepse keq ndjehemi të gjithë.

Por ndjehemi shumë më keq kur shohim se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë!!!

Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska!

Masa e madhe e protestuesve nuk dalin atje, për të dhunuar askënd. Por fatkeqësisht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit!

Qartësisht dhunën e deshi vetëm qeveria moniste, jo protestuesit paqesorë. Këto të fundit nuk hodhën asnjë gurë e nuk plagosën asnjë polic.

Turpi e faqja e zezë vetëm mbi qeverinë, që na shet nëpër botë ai mos ma keq!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 04/03/2019 13:23

Nuk e kuptoni qe keta jane kriminel. Qe te organizosh vet nje provokim dhe te hedhesh helm mbi popullin protestues dhe popullin jo protestues (femij, nena, gra, pleq, kalimtar, tregtare dyqanesh, banor pallatesh, gjithe tirana ishte nen helm ate mbremje) , eshte me shume se kriminale. Edhe vetem ndaj protestuesve, helmi nuk duhej hedhur, dhe jo ta hedhesh ne popull, dhe me keq, ta organizosh ti, policija e shtetit (Krimit) Pranadaj o popull dil e protesto, se forcen tende se ndal dot askush. Historija e ka treguar se si ka ndodhur dhe cfunde kane pasur ata qe jane kunder teje. Zgjohu popull dhe ngirje ate qe rama tha se nuk ngrihet.

PATRIOTI DT 4 MARS 201904/03/2019 11:03

O KRYEMINISTRI ynë i MADH. Bëje zemrën mal njëherë me OPOZITËN. Të kërkoi zgjedhje të parakoshme ajde ti bëjmë i thuaj. Me mua..pa mua si të dëshironi ju thuaj z. BASHA dhe z. KRYEMADHI. I FITUAR do dalësh sepse ky popull anadollak për ty do të votojë të jesh i bindur për këtë.Mos ki frikë. Bllofi që i bëre OPOZITËS me eurodeputetët e BE apo me deputetët rezervë lolo që do të ulen në PARLAMENT me siguri që të nxjerin ty fitues.. BËJE ZEMRËN MAL o Kryeministri Ynë i Madh...

Shto koment

Denonco