Zgjedhjet lokale/ Në Tuz fitojnë shiptarët, ‘shqip në trojet tona përjetë’

Zgjedhjet lokale/ Në Tuz fitojnë shiptarët, ‘shqip në trojet tona përjetë’

08:21, 04/03/2019
A+ Aa A-

Pas njoftimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale në Tuz të Malit të Zi, partitë e koalicionit shqiptar shpallën fitoren.

Nën një atmosferë shqiptare, me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, krerët e partive shqiptare nuk e fshehën emocionin për këtë fitore historike.

Nik Gjeloshaj: Nuk kemi shumë fjalë, të gjithë jemi të gëzuar dhe të emocionuar.

Fadil Kajoshaj: Kjo nuk është fitorja e tri partive dhe Forumit Shqiptar, është fitorja e të gjithëve ju.

"Festoni shqip edhe burrnisht, vetëm shqip në trojet tona përjetë".

Mehmet Zenka: Emocionet janë shumë të mëdha sepse këtu nuk janë vetëm malësorët por të gjithë shqiptarët e Malit të Zi janë këtu.

Një falenderim shkoi edhe për studentët që morën pjesë në sondazhet e kryera nga Forumi Shqiptar.

"Në emër të Shoqatës Malësia e Madhe nga Detroiti ju urojmë nga zemra fitoren. Faleminderit të gjithë votuesve, vetëm së bashku ne fitojmë. Ne ruajmë bashkëjetesën e ruajmë vetëm kur fitojmë dhe kur jemi një, kur bëhemi së bashku dhe fitojmë së bashku".

E gjithë atmosfera festive u përcoll nga këngëtari i njohur Nikollë Niprelaj, ku nuk mungoi dhe kënga përbashkuese "Jem Ilira, Jem Teuta".

Koalicioni i tri partive politike shqiptare, fitoi 16 vende në Kuvendin lokal të Tuzit, i cili numëron 32 vende, ndërkaq pasojnë Partia Demokratike Socialiste e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç me 10 vende, Partia Boshnjake me 4 vende dhe nga 1 vend Partia social Demokrate dhe Demokratët.

Ky rezultat paraprak e detyron koalicionin e partive politike shqiptare që të bashkëqeverisë me ndonjë parti të spektrit politik malazez ose boshnjak.

Vëzhguesit i vlerësuan zgjedhjet e së dielës në Tuz të Malësisë të qeta, pa incidente dhe demokratike.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco