Dirigjenti i famshëm shqiptar i shkruan Saimir Pirgut: A takove ndonjë ‘barbar’, ‘shpellar’ apo veç Ramën

Dirigjenti i famshëm shqiptar i shkruan Saimir Pirgut: A takove ndonjë ‘barbar’, ‘shpellar’ apo veç Ramën

22:46, 03/03/2019
A+ Aa A-

Nga Bujar Llapaj

I dashur dhe i nderuar Saimir Pirgu ne si shqiptarë krenohemi me ty kur të shohim në skenat prestigjioze anë e mbanë globit.

Ti je qytetar i botës dhe me artin që bën i përket botës perëndimore dhe nuk ka pse të të vijë turp për një gomë të djegur se sipas kësaj logjike artistët francezë, apo vetë Dudameli do ishin mbuluar me perçe tanimë.

Me që shkove në Tiranë, përveç takimit me KM dhe autoritetet e tjera shtetërore në mes shkëlqimit dhe vezullimit, a more mundimin të biesh në kontakt me pjesën tjetër të Shqipërisë jashtë atij Samiti?

A pyete se pse ata shqiptarë ‘barbarë’, ‘shpellarë’ (cilësime të Kr. Min për qytetarët e vet) janë të revoltuar?

A shkove tek sheshi i Teatrit Kombëtar kur prej më shumë se 13 muaj, ditë e natë, artistë me remone botërore, intelektualë të spikatur, qytetarë të përgjegjshëm, rrinë roje në mbrojtje të një Monumenti të Historisë të Shqipërisë: Teatrit Kombëtar!

Dhe jo vetëm, por edhe të Demokracisë, Lirisë, Kushtetutës nga një ligj tejet korruptim (e vërtetuar) i kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj?

Prandaj unë thashë dje që ‘Shqiponja e Artë’ e Edi Ramës është shqiponjë Grabitqare, dhe për fat të keq, sipas meje, përfituesi dhe viktima e parë ishe ti i nderuar Saimir.

Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të arrish ti bësh 200 mijë ç’faqje, edhe 2 milion, por jo me merakun dhe brengën për të rregulluar imazhin e një gome të djegur, por me shpresën dhe besimin se e mira vjen duke luftuar të keqen të mbartur në shpirtrat e zinj. Ky është edhe morali që shpaloset edhe në shumë opera, apo jo?

Të uroj vetëm të mira ngado që të shkosh!

Miqësisht,

Bujar Llapaj

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi04/03/2019 09:42

E kujt i plas bytha se sa shfaqje te duhen ty per te bere para. Imazhin e shqiperis nuk e prish goma e fjegur, por droga, kokaina qe del nga shqiperije, grupet kriminale shqiptare, korrupsioni shqiptar, deputet e ministra te korruptuar e te lidhur me krimin. Goma e djegur te nderon se do te thote se jo te gjithe shqiptaret jan krimenel e mafioz, por ka nga ata qe nuk e pranojn, dhe reagojne, dhe jo di ti qe i bene llozhe. Pra turpi dhe antishqiptarizmi eshte i yti.

Ardi04/03/2019 06:39

Saimir Pirgu, duhet respektuar per artin qe ben! E duhet ti therras mendjes qe Shqiperia, jane Shqiptaret e jo hajdutet e rilindjes

vaso papaj04/03/2019 04:11

Pervec zerit, do t i them Saimirit,se gjithcka tjeter tek ai eshte mendjeshkurtesi, injorance, pse jo, edhe nje fryme prej skllavi.Ta lexoje kete poezi! Te shohim nese do te arrij ta kuptoje: Luftohej në Athinë Një re e zezë ra mbi qytet. E gjuha e flakes u ngrit lart. Një varg vitrinash djegur krejt Dhe m’u kujtua veç një varg: Pa pije detin, pije, Ksant!... Mundesh me ‘të, të mbytësh flake? Ekrani, bir, më villte zjarr, Kërkoj mes turmës të të njoh. Dikush ju pagëzoi barbarë, Por unë barbarë gjëkund nuk shoh. Në këmbë nuk mbeti një vitrinë… Sa keq! Luftohej në Athinë. E gjumi n’arrati këtë natë, Ky celular, pse shurdhmemec?! Im bir kish ikur për pak fat, Por fati shpesh diku dhe ngec. S’më mbetet veç të bëj durim. Sa keq! Luftohej në Athinë. Ja, biri im, mes turmës sot. Dikush i trumbetoi barbarë. Po pije detin, nginjur lot. Ti Ksant, vërtet qënken kusar. Mbështjellë flakë ca menikinë. Sa keq! Luftohej në Athinë. Seç thënka spikeri buzëvarë, Ca fjalë që thell’ në shpirt më shpojnë. Barbarë ka plot kur ka kusarë, Thërras tim bir, po valët s’shkojnë. Ndaj vetëm flas me Perëndinë. Sa keq! Luftohej në Athinë. Mars 2012

EXFAN04/03/2019 02:35

Me kaq lehtesi ia shite shpirtin djallit...

EXFAN04/03/2019 02:14

Me kaq lehtesi ia shite shpirtin djallit...

shqiptar04/03/2019 00:20

Deklaratë e marrëzishme e këtij këngëtari të famshëm. Nuk është ajo gomë e djegur nga protestues banorë të Tiranës që kjo qeveri për të vjedhur miliona nga firma fantazmë, deshte ti mnxirrte në rrugë megjithë fëmijë e pleq në mes të dimrit duke ju a prishur shtëpitë, ajo që duhet ta shqetësonte ate për imazhin e Shqipërisë, përkundrazi duhej të ndihej krenar që i përket këtij populli që lufton për të drejtat e tij. Jo imazhin e keq, por tmeret e krimeve me vrasjen e mijra të persekutuarve politikë, burgosjen e internimet e dhjetra mijë të tjerëve, që bënë prindërit e Edi Ramës, nuk do të mund ti shlyente Pirgu e gjithë artistët e tjerë shqiptarë duke dhënë miliona koncerte në botë. Është po ky kryeministër që ky këngëtar naiv e mbështet, që i vuri Shqipërisë njollën tjetër më të rëndë, duke e kthyer në Kolumbinë e Europës. Sa miliona fëmijë e të rij europianë që mund të dëgjojnë koncertet e Pirgut, helmohen nga droga e ardhur nga Shqipëria për faj të Edi Ramës ? Këto duhet ta bëjnë këtë zotërinë të turpërohet si shqiptar e jo një gomë e ndezur si simbolikë e lirisë nga njerëz të dhunuar nga kjo qeveri e korruptuar e me trashigimi kriminale...

Messi 03/03/2019 23:37

O Saimir si ske turp o pede, po paske qene lango. Protesta eshte per njerzit dinjitoz. Te perkrahesh kete kr. Ordiner eshte me keq se te shkelesh mbi vlerat e familjes. Ndoshta ju bashkon antifamilia! Une mendoj qe ju bashkon perversiteti!

Shto koment

Denonco